zoom

Të gjitha

Shawn Mendes flet për ndarjen nga Camila Cabello

Shawn Mendes ka folur për disa vështirësi personale me të cilat është përballur pas ndarjes së tij nga këngëtarja e njohur Camila Cabello.

Dy artistët njoftuan ndarjen e tyre nëntorin e kaluar pas më shumë se dy vitesh lidhje. Ndërsa Shawn, i ka shprehur ndjenjat e tij përmes muzikës. Teksa fliste për muzikën dhe këngët që planifikon të lançojë, ylli kanadez reflektoi për jetën e tij pas ndarjes.

“Thua kë të telefonoj kur jam në një atak paniku, kë të telefonoj kur jam në momentin tim më të keq? Dhe mendoj se ky është realiteti që jam disi vetëm tani, më në fund jam vetëm dhe e urrej këtë… ky është realiteti im”, ka thënë artisti kanadez.

Rikujtojmë se tre muaj e gjysmë pasi i dha fund lidhjes së saj me Shawn Mendes, Camila Cabello zbuloi se çfarë e çoi në ndarje, pavarësisht faktit se ajo ende ‘e dashuron’ atë.
“Ato vite që ishim bashkë – fokusi im ishte thjesht: ‘Si mund të jetoj një jetë të lumtur dhe të jem në një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme?’” i shpjegoi Camila Zane Lowe në “New Music Daily” në Apple Music 1./L.K

/Zoom.al