Aplikacion
Ngjarja ka ndodhur pranë objektit të Komunës. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai tha se nga zjarri nuk është lënduar askush, por dëmet janë materiale.
“Sot në mëngjes rreth orës 01:40 dy vetura pronë të Komunës së Zveçanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, ka thënë Elshani. Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit. /ZOOM.AL/
Kush janë dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin dhe çfarë iu gjeti policia në lokal (Pamjet)