Aplikacion
Ermali tregoi se i ka dhënë aktorit vetëm 200 euro, pasi sipas tij ai kishte vetëm një orë punë dhe këtë çmim Rezarti e ka pranuar që me nënshkrimin e kontratës.
“Rezartin e kam mik, bëjmë shpesh humor bashkë dhe është e vertetë që i kam dhënë 200 euro sepse ka pasur një skenë shumë të vogël në film, vetëm 1 orë punë. Por, çdo marrëveshje që bëjmë ne dhe ekipi im bëhet para se të shkohet në sheshxhirim, me kontratë ndaj dhe kundërshtitë duhen bërë para jo pasi mbarojnë xhirimet”, u shpreh Ermali.
Ndërsa i hodhi poshtë pretendimet se ai i kishte premtuar këtë shifër parash aktorit.
“Nëse do kisha bërë gjëra të tilla jeta për mua do ishte shumë e vështirë. Nuk është e vertetë që t’i kem premtuar këtë shifër”, tha aktori.
Disa muaj më parë Veleshnja deklaroi se Ermali i kishte premtuar 9,000 euro dhe nga ato i kishte dhënë vetëm 200, ndërsa tha se tashmë aktori i ka borxh 8.800 euro.
Rezart Veleshja ka marrë pjesë në filmin e parë të Ermal Mamaqit “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur rolin e një faturinoje. Dyshja ka pasur përplasje edhe në të shkuarën.
Në një video të publikuar në “Insta Story”, Veleshnja i ka bërë llogaritë Ermalit për paratë që i kishte borxh.
“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”, dëgjohet të thotë Veleshnja, ndërkohë që Ermali qesh.
/ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë