zoom

Aktualitet

“Reshjet do të nisin prej orëve të…”/ Moti për nesër, ja zonat ku do ketë shtrëngata

“Reshjet do të nisin prej orëve të…”/ Moti për nesër, ja zonat ku do ketë shtrëngata

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.


Era me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s
Deti – Valëzimi i forcës 1-2 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura