zoom

Bota

Republikanët bllokojnë miratimin e paketën 110 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Gazën

Republikanët kanë bllokuar miratimin e projekt-ligjit për dhënien e ndihmave për Ukrainën, pasi nuk arritën të sigurojnë kompromiset kufitare që kërkuan në këmbim.

Paketa prej 110 miliardë dollarësh përfshin 61 miliardë dollarë për Ukrainën, si dhe fonde për Izraelin dhe Gazën.

Senatorët republikanët këmbëngulin se çdo ndihmë për Ukrainën të lidhet me reformat gjithëpërfshirëse të emigracionit dhe azilit në SHBA.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet amerikane për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti.

Senatorët votuan 51 kundër 49 kundër avancimit të projektligjit, me 60 vota të nevojshme. Votimi hedh pasiguri në të ardhmen e ndihmës për Ukrainën dhe i kthen ligjvënësit përsëri në tryezën e negociatave me vetëm disa ditë deri sa Kongresi të ketë caktuar pushimet dimërore.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte “i gatshëm të bënte kompromise të rëndësishme në kufi” në mënyrë që të miratohej projektligji i ndihmës.

“Kjo nuk mund të presë,” tha ai, duke shtuar se “Republikanët në Kongres janë të gatshëm t’i japin Putinit dhuratën më të madhe që ai mund të shpresonte”.

Gjithashtu të mërkurën, administrata Biden njoftoi 175 milion dollarë ndihmë të re sigurie për Ukrainën nga furnizimi i fondeve që tashmë është miratuar. 

Paketa përfshin municione, duke përfshirë raketa dhe predha artilerie, si dhe “pajisje për të mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare”, tha Departamenti i Mbrojtjes i SHBA në një njoftim për shtyp.