zoom

Të gjitha

Stresi mohon zërat për lidhjen me modelen

I përfolur shumë për jetën e tij sentimentale, reperi Stresi sërisht ka rënë pre e syrit të papareacëve. Së fundmi besohet se ai është në një lidhje me modelen Klarisa Pengu. Çdo gjë nisi kur në rrjet u publikua një foto e dyshes.

Por reperi ka shuar dyshimet duke reaguar në llogarinë e tij të “Instagrami”-it, me një ‘story’ duke mohur kështu zërat që qarkullojnë lartë e poshtë për ta.

Ai ka deklaruar që thjesht janë takuar në një koncert dhe modelja i ka kërkuar foto. Gjithashtu, në këtë mënyrë, Stresi ka bërë të ditur se është ‘single’, duke shuar të gjithë kuriozitetin e fansave.

“O lali unë jam single lali, vajzën e kam parë për herë të parë në një koncert dhe ka ardhur ka bërë një fotografi me mua, kemi qenë me pronarin, ishim duke ngrënë darkë sipër klubit dhe kaq”, tha reperi.

Kujtojmë se ai ka qenë në një lidhje me Keisin me të cilën ishte në prag të martesës por nuk zgjati shumë dhe çdo gjë përfundoi mes çiftit./L.K