zoom

Të gjitha

Drake shton pasuritë e tij

Drake ka shtuar një tjetër pasuri në listën e tij. Së fundmi ka blerë rezidencën madhështore prej 50 milionë dollarësh, në pronësi të ish-yllit të “Take That”, Robbie William.

Vila luksoze, një pronë e madhe me 10 dhoma gjumi e vendosur në një sipërfaqe prej tre hektarë tokë në Beverly Hills.

Besohet se i është shitur yllit të hip hopit në një marrëveshje jashtë tregut, megjithëse detajet financiare rreth blerjes nuk do të zbulohen deri në marrëveshjen zyrtare të shitjes.

Kuptohet se Williams, i cili ndante shtëpinë me gruan e tij aktoren Ayda Field dhe katër fëmijët e tyre, fillimisht kishte shpresuar për një shitje prej 80 milionë dollarësh përpara se të vendosej për shifrën dukshëm më të ulët pasi nuk arriti të gjente një blerës./L.K

/Zoom.al