Aplikacion
Forcat speciale RENEA dhe efektivë të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar kontrolle që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në disa zona të Mirditës, pas dyshimeve se Elson Reçi mund të kishte hyrë në territorin shqiptar.
Burime bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar edhe në banesën e tij në Mirditë, si dhe në ambiente të tjera të lidhura me familjarët, por operacioni nuk ka çuar në lokalizimin e tij.
Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, rezultoi se personi që kishte hyrë në Shqipëri ishte vëllai i Elson Reçi dhe jo ai vetë.
SPAK e ka shpallur në kërkim Reçin që prej 15 majit 2024, duke e akuzuar për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Preng Gjini.
Elson Reçi është gjithashtu nip i Kastriot Reçi, i cili u vra me armë snajper në Rrëshen më 7 janar 2020.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore