zoom

Aktualitet

Rëndohet situata në Karaburun! Zjarrin po e favorizojnë temperaturat e larta

Vijon të përhapet me shpejtësi zjarri në Karaburun.

Sot për shkak të temperaturave të larta, zjarri është përhapur edhe më shumë. Mësohet se perimetri i vatrave aktive është i shtrirë në vijë lineare rreth 20 km. Ndërkohë, bëhet fjalë për rreth 500 ha të shkrumbuar.

Probleme ka edhe në fshatin Tragjas, ku po digjen sipërfaqe të mëdha. Për të disatën ditë me radhë zjarret në Gadishullin e Karaburunit po vijojnë, duke iu afruar fshatit Dukat.