zoom

Slider

Edhe Kosova në flakë/ Suhareka me 5 vatra zjarri

Edhe në Kosovë situata me zjarret duket e rënduar. Në disa qytete ka zjarre aktive që po përhapen me shpejtësi. Më e rënduar situata duket në Suharekë, pasi prej disa ditësh janë aktive 5 vatra zjarri.

Të hënën zjarri ka përfshirë fshatin Gjinovc, Studenqanin, Bukoshin, Reqanin dhe Zonën Industriale. I pari i komunës, Bali Muharremaj thotë se gjendja është e rëndë teksa tregon se për të neutralizuar flakët janë angazhuar edhe shumë banorë të zonë.

Më tej z.Muharremaj bën të ditur se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në terren, teksa shton se kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Prizrenit dhe ajo e Mamushës.