zoom

Aktualitet

Rëndohet bilanci i aksidentit në TEG/ Shkon në 2 numri i viktimave, ndër to një 25 vjeçare

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të enjteje ku një makinë me shpejtësi të madhe ka rënë nga mbikalimi pranë TEG dhe i ka rënë një makinë tjetër në rrugë mësohet ka 2 viktima dhe 3 të plagosur.

Mësohet se vajza që ka humbur jetën ishte 25 vjeç, identiteti i së cilës ende nuk bëhet me dije.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.