GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ilir Beqajt për të mos paguar një faturë prej 120 mijë lekësh të SPAK për të marrë një kopjeje të akteve të dosjes së tij.
Gjykata e Posaçme e ka konsideruar kërkesën e tij si të pabazuar në ligj, duke vendosur që ish-ministri i Shëndetësisë të paguajë shpenzimet gjyqësore.
Beqaj kishte kërkuarn që Prokuroria e Posaҫme t’i vendoste në dispozicion si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi monetar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij.
Njoftimi GJKKO-së:
- Personi nën hetim Ilir Beqaj, më datë 02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të vendos në dispozicion të z.Ilir Beqaj si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 145 Akti, datë 11.03.2024, vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 11.03.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar