Aplikacion
Pas lajmit të publikuar, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike, në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në një postim në rrjetet sociale, Ervin Salianji, u shpreh se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.
“Propozimi i Partisë Socialiste i depozituar në Kuvend, i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet! Në 11 Korrik ora 20:00 protesto!”, shkruan Salianji.
Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin e parë ligjor për adresimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Këtë të hënë, socialistët depozituan në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që adreson ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Grupi i dialogut mazhorancë-opozitë duket se nuk dha rezultate duke bërë që mazhoranca t’i drejtohet vetë Kuvendit me një propozim të sajin që adreson reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi votën e diasporës e cilat është detyrim për Kuvendin.
Sipas draftit të PS, zgjedhësit jashtë vendit do të kenë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës pasi të jenë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, por Salianji e mohoi, pra nuk është e dakordësuar.
KQZ duhet të nisë hartimin e listës së zgjedhësve jashtë vendit 100 ditë para zgjedhjeve dhe e përfundon përpilimin e saj duke e bërë publike listën 50 ditë larg nga data e zgjedhjeve. Zgjedhësit e diasporës që janë regjistruar në listën e votuesve jashtë vendit, duhet të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendi. Një tjetër detaj është Hersi dhe tavani i votave për deputet, që shkon në 7 mijë vota. /ZOOM.AL/
Kush janë dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin dhe çfarë iu gjeti policia në lokal (Pamjet)