zoom

Slider

Real Madrid interesohet për yllin e Bayern, nuk është Lewandowski

Real Madrid ka shfaqur interes për t’u përforcuar në merkaton e verës me sulmuesin Serge Gnabry, i cili ka impresionuar me Bayern Munich në sezonet e fundit.

Sipas “Sport” kampionët e Gjermanisë, nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me sulmuesin dhe bisedimet janë ndalur tashmë.

Për këtë arsye, Bayern është i gatshëm ta shesë sulmuesin për të mos e humbur më pas falas.

26-vjeçari me këtë rast mund të përfundojë në Madrid nëse palët arrijnë marrëveshje. Ky pa dyshim do të ishte një përforcim i madh për “Los Blancos”, që gjithashtu kanë shfaqur interes në të kaluarën edhe për Robert Lewandowski. /zoom.al/