zoom

Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi, Erdogan mbetet president i vendit

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi, Erdogan mbetet president i vendit

Recep Tayip Erdogan është konfirmuar si president i Turqisë pas raundit të dytë të zgjedhjeve të mbajtur ditën e sotme ku ka fituar 51.4% të votave përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të merrte vetëm 48.6% të votave.

Ditën e sotme Turqia ka mbajtur raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku përballë njëri tjetrit kanë qenë Recep Tayip Erdogan dhe kreu i opozitës, Kemal Kilicdaroglu. Siç bëjnë me dije mediat e huaja pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë deri në 84.93% një ulje e lehtë krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve në 14 maj.

Fitorja i ka dhënë Erdoganit mandatin e tretë, herë si kryeministër, herë si president, ai ka qenë në pushtet qysh në vitin 2002. Kjo do të thotë se ai ka udhëhequr vendin më gjatë se çdo president turk dhe madje shumë sulltanë otoman.

Raundi i parë na la të kuptonim se ditën e sotme gara do të ishte e ngushtë, ku Erdogan pavarësisht se po përballet me presion të paparë pas 20 vjetësh në pushtet. Në vend të kësaj, Erdogan sfidoi pritshmëritë dhe për pak nuk arriti fitoren e plotë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.