zoom

Lajme

Rama udhëton në Azerbajxhan me avionin e shoqërisë shtetërore të naftës “Socar”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet aktualisht në një vizitë në Azerbajxhan.

Qëllimi i vizitës së tij, është pjesëmarrja në ceremoninë e hapjes së Ambasadës Shqiptare në Baku, por nuk përjashtohen edhe marrëveshje apo tema bisedimi që nuk bëhen publike.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat kanë theksuar edhe faktin se mbërritja e kreut të qeverisë shqiptare ka nxitur interes në rrjetet sociale, pasi ka udhëtuar në një aeroplan të drejtuar nga kompania shtetërore azerbajxhanase e naftës dhe gazit, “Socar”.

Kryeministri shpesh ka qenë në qendër të dyshimeve dhe akuzave nga opozita, se abuzon me udhëtimet me avionë charter apo klasit biznes, madje edhe se nuk ka shlyer borxhet ndaj kompanive ajrore për udhëtimet. /ZOOM.AL/