zoom

Lajme

Rama sulmon Dulen nga Dhërmiu: Ç’punë ka ai me Himarën që i jep gojës! Doni Vangjel për sherr…

Kryeministri Edi Rama u ndodh sot për vizitë pune në bregdetin jugor, ku nuk i ka munguar sulmet edhe për çështjen e Himarës, e kthyer në “mollë sherri” prej një viti në politikën shqiptare.

Edhe në këtë vizitë në Dhërmi, ai ka sulmuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dulen, ndërsa e kritikoi atë se nuk ka punë që të merret me çështjet e Himarës. Ai tha se nëse banorët duan punën, të mbështeten te Vangjel Tavo, prefekti i qarkut të Himarës.

“Himara ka histori shumë të pasur dhe të pandashme. Nuk mund ta ndash sipas qejfit të një cope toke. Është një histori. Dhe ajo që e simbolizon këtë që po them është fytyra e Vangjel Dules. Çupë ka Vangjel Dule në Himarë, përveç se si qytetar i Shqipërisë dhe i jep gojës për të folur marrëzira dhe absurditete. Kjo ka lidhje me synimet e disa njerëzve shumë të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe s’i përkasin këtij shekulli, por nga shekujt të tjerë dhe territore të zymta.

Ndaj është mirë që të gjithë ta fusin në kokë, përpara se të kenë çdo gjë tjetër, himariotët kanë Himarën., Himara nuk është për t’u marrë dhe për t’u çuar andej apo këtej, por për të ndenjur këtu. Vendi ku lulëzon jeta e familjeve himariote. Jo po i marrim pronat, jo po i zhveshim nga këto?! Ça po mohohet? Asgjë! Po punojmë që çdo ditë ky vend të bëhet më i pasur. Doni Vangjel për punë? Ja ku e keni! (Vangjel Tavon) E doni për sherr? Prisni atë me vetulla të rënda”, tha Rama. /ZOOM.AL/