zoom

Aktualitet

Rama, “shuplakë” policisë. A do ta shkarkojë Ardi Veliun?

Një takim që zhvilloi për mbrojtjen e territorit, kryeministri Edi Rama shpërtheu në kritika ndaj Policisë së Shtetit.

“Kur vjen puna për një mur, cati në fund të botës, zona rurale të thella, gjendet polici që shkon atje e i kërkon llogari një fshatari, po kur vjen puna për abuzime flagrante në zona turistike, buzë rrugës, cuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm. E kuptoni shumë mirë pse-në e këtij kontrasti.”

Pse-ja është e thjeshtë. Në zonat turistike ndërtojnë kryesisht miqtë e pushtetarëve dhe të vetë kryeministrit. Dhe kur policia është e politizuar, detyra shihet si shërbim ndaj politikës dhe jo ndaj ligjit. Kjo është edhe përgjigjja për “pse-në” e kryeministrit.

“Është e pamundur të tolerohet një situatë e tillë”, tha kreu i qeverisë prerazi.

Por sa kohë që në drejtimin e policisë janë po të njëjtët drejtues që kanë lejuar paligjshmërinë me ndërtimet, situata ka pak gjasë të ndryshojë. Dhe kryeministri, me qëndrimin e tij u bëri jehonë pikërisht zërave që flasin për lëvizje rrënjësore në drejtimin e policisë së shtetit, të cilat pritet të prekin edhe kreun e saj, drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliun, nën drejtimin e të cilit nuk është “toleruar” vetëm ndërtimi pa leje, por edhe aktivietete të tjera të paligjshme, si bastet sportive që po lulëzojnë online apo pastrimi i parave që burojnë nga trafiku i drogës dhe të tjera aktivitete të paligjshme që zhvillohen nën hunën e policisë në mbarë vendin. /Zoom.al