zoom

Politikë

Rama shtyu orarin e votimit, priti sa të rregullohet lexuesi elektronik i kartës së identitetit

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë dy herë orarin e votimit, pasi priti sa të rregullohej lexuesi elektronik i kartës së identiteti.

Kreu i qeverisë do të mbërrinte në qendrën e votimit në 9:30, por e shtyh në 10:30 dhe më pas rreth orës 11:00. Prej nisjes së orarit zyrtar të votimit, në mbarë vendin raportohen probleme me pajisjet elektronike të identifikimit.

Rama u paraqit në qendrën e votimit me bashkëshorten Linda Rama.

Pas votimit, ai tha për mediat: “Janë të thënë të gjitha ato qëe duhet të ishin thënë, është moimneti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre, uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë në fillim në ato zona nuk punuan aparaturat. Të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rhikthen që të shprehin vullnetin e tyre të polotë, të shprehët në të gjithë territorin e Shqipërisë.”