zoom

Politikë

Ramës s’i del e keqja me protestuesit: Jeni turp, taksat nuk ulen

Kryeministri Edi Rama, pasi ligjëroi paradite për më shumë se dy orë në një takim me poensionistët, është detyruar të dalë sërish tani në mbrëmje në një tjetër dalje për mediat. Ai ka folur për protestuesit, duke u treguar shumë i ashpër me ata, të cilët I ka konsideruar sërish se janë një turp.

 

“Mua personalisht nuk më shqetëson protesta në vetvete, sinqerisht nuk më shqetëson. Sa të jem unë, sa të jetë kjo shumicë, taksat e karburanteve nuk ulen. Mua më alarmon diçka thjetër, cënimi i dinjitetit tonë, si shtet, si shoqëri, si komb nga ky reagim”, u shpreh Rama.

Por pavarësisht se thotë se nuk e shqetëson protesta, fakti që u detyrua të dalë në një komunikim me shqiptarët në këtë orë të darkës, tregon të kundërtën.