zoom

Politikë

Rama merr meritat për drejtësinë e re dhe del zbuluar: SPAK nuk erdhi nga Amerika…!

Kryeministri foli nga Dibra edhe për drejtësinë e re, duke marrë meritat për qeverinë që drejton dhe mazhorancën.

“SPAK nuk erdhi as nga hëna as nuk erdhi nga Amerika dhe as nga BE. SPAK erdhi nga ajo nevojë e madhe për drejtësi, të cilën e mori përsipër ta adresojë PS. Kjo reformë nuk do bëhej dot nëse nuk do kishim mbështetjen e aleatëve tanë, SHBA. Por ama SHBA dhe BE në Shqipëri kanë qenë që në 1991, nuk kanë ardhur në 2013 as 2023. Nëse kjo do ishte çështje e një prodhimi të gatshëm që vjen me avion do e kishin sjellë me kohë”, tha Rama mes të tjerash.

Mos do të thotë kjo se reforma ishte qëllimi fillestar i vetë mazhorancës, për të kapur sistemin e drejtësisë, ashtu edhe siç po duket gjatë muajve të fundit, me dosje duke goditur opozitën?! /ZOOM.AL/