zoom

Aktualitet

Rama mbledh qeverinë në Dajt, çfarë po diskutohet

Prej orës 10:00 të kësaj të diele vijon mbledhja e qeverisë në Dajt, tek e cila po marrin pjesë ministra, zëvendësministra, përfaqësues institucionesh që janë në varësi të kryeministrisë, kryetarët e Komisioneve Parlamentare si dhe kryetarja e Kuvendit.

Në takim pritet të bëhet një analizë e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. Kjo mbledhje konsiderohet si një hap i rëndësishëm për të paraqitur strategjitë dhe prioritetet në vijim. Ndër të tjera, në mbledhje do të diskutohen edhe sfidat e kaluara, por edhe strategjitë e Partisë Socialiste për vitin e ardhshëm, kur do të mbahen edhe zgjedhjet qendrore.

Veç analizës së Progresit dhe Strategjive, në mbledhje pritet që të bëhet edhe plani për vitin zgjedhor. Ndërkohë, javën e ardhshme më datë 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, përfshirë emërimet në poste të rëndësishme.