zoom

Politikë

Rama mbledh ministrat tek “Uji i Ftohtë”. A do të ketë ndryshime në kabinet?

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot anëtarët e kabinetit qeveritar jashtë Tiranës, për një mbledhje të gjatë dy ditore mbi analizën e punës të secilit prej dikastereve.

Takimi i kreut të PS me kabinetin e tij mbahet në zonën e Ujit të Ftohtë.

Në mbledhje pritet të analizohet angazhimi i ministrave në projektet e fillim vitit dhe ato të ardhshme.

Vetëm pas analizës, Rama mund të ndërmarrë vendime për ndryshime që siç janë shprehur edhe eksponentë të PS-së. Pas Asamblesë edhe kjo mbledhje pritet të shoqërohet me ndryshime brenda kabinetit Rama.

Ajo që dihet deri më tash është se Rama ka shkrirë sekretariatin dhe se në fund të muajit shtator do të mbajë edhe një kongres të jashtëzakonshëm.