zoom

Lajme

Rama kërkon përjashtimin e Nokës, Korreshit dhe Nallbatit

Grupi parlamentar i PS-së ka kërkuar masë disiplinore për 3 deputetë të opozitës: Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi pas seancës kaotike të një dite më parë.

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të mërkurën në orën 13:00 për vendimin.

Ishte deputeti Flamur Noka që i bllokoi mikrofonin kolegut socialist Vullnet Sinaj dhe më pas pati edhe përplasje me gardën. Deputetët e tjera qëndronin pranë foltores me pankarta dhe bilbilë.

Rithemelimi prej muajsh kërkon ngritjen e disa komisioneve hetimore dhe marrjen e bashkë drejtimit të komisionit të reformës zgjedhore, kërkesa që nuk janë plotësuar nga mazhoranca. Kjo ka sjellë një revoltë disa javore nga demokratët e Bardhit dhe Berishës.