zoom

Lajme

Rama iu kërkon votën shqiptarëve në Londër: Ju them fare hapur se…

Kryeministri Edi Rama iu kërkoi sot votën shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe, për një mandat të katërt në krye të vendit. Gjatë takimit të zhvilluar në Londër lideri i mazhorancës premtoi se synimi kryesor i PS është anëtaresimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030.

“Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.”- tha Rama.

Kryeministri shfrytezoi takimin për të folur për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 14-vjecarit ne shkollën Fan Noli. Rama akuzoi opozitën që po e përdor këtë ngjarje tragjike për interesa politike.

“Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare.”- tha kryeministri.

Megjithatë, takimi i Ramës u shqërua me protesta. Disa u mblodhën jashtë abmjenteve ku u mbajt takimi ndërsa të tjerë ngritën zërin nga brenda sallës.