zoom

Politikë

Rama falenderon qytetarët që nuk votuan: Keni meritën kryesore

Në ndalesën e tij të radhës në Dibër, në vijim të turit të falenderimeve pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama falenderoi qytetarët që nuk dolën të votojnë.

Gjatë gjithë fushatës së tij, Rama bënte thirrje për qytetarët që më mirë të mos dilnin të votonin fare, sesa, sipas tij, të hidhnin votën për koalicionin Berisha-Meta.

Në fakt, një thirrje kjo ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë sepse në kohë zgjedhjesh apeli që bëhet për qytetarët është të ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë me votë, siç bëhet në një shtet normal me nivel demokracie.

“Falenderoj ato që nuk kapërcyen ylberin dhe nuk dolën të votojnë, që nuk e ndyen votën për një koalicion që ka ngrënë shuplakën më të rëndë nga shqiptarët, por edhe atyre që nuk votuan. Unë jam i bindur që kjo disfatë monumentale dhe skandaloze e atyre që e kanë marrë peng Shqipërinë, nuk është disfata e atyre që nuk mendojnë si ne, por e një grushti njerëzish. Më keq nuk ka, por nëse do ketë edhe më keq, akoma më shpejt do vijë dita kur të normalizohet jeta politike dhe për këtë meritë kryesore e kanë ata që nuk votojnë”, deklaroi Edi Rama.