zoom

Bota

Rama, bisedë telefonike me kreun e NATO-s. Ja çfarë u diskutua

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me mbështetjen ndaj Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Stoltenberg me anë të një postimi në Tëitter.

Ndër të tjera, sekretari i NATO-s shkruan se bisedoi me Ramën edhe për çështjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Postimi i Jens Stoltenberg:

Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mbështetjen e NATO-s ndaj popullit të Ukrainës. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura.