zoom

Politikë

Rama, 10 orë dëshmi/Përfundon mbledhja e komisionit hetimor

 

 

 

 

Ka përfunduar pas afro 10 orësh seanca dëgjimore e Komisionit Hetimor Parlamentar me kryeministrin Edi Rama. Mbledhja është mbyllur me një debat të fortë mes kryeministrit dhe kryetares së komisionit, Jorida Tabaku. Deputetja demokrate akuzoi Ramën se mbrojti aferën e vjedhjes së 430 milionë eurove me anë të inceneratorëve, ndërsa kryeministri theksoi se akuzat e opozitës ishin një turp.  Me kryeministrin Rama Komisioni Hetimor mbyll edhe seancat dëgjimore me dëshmitarët. Tashmë komisioni pritet të miratojë raportin përfundimtar të hetimit, i cili do t’i dorëzohet Kuvendit.