zoom

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë/ Rrezik shembje! Kamionë të tonazhit të rëndë kalojnë mbi Urën provizore të Tapizës (FOTO)

Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Zoom.al nga një qytetar.

Bëhet fjalë për Urën procizore të Tapizës, e cila ndodhet në kufi me Tiranën dhe lidh kryeqytetin me veriun.

E listuar si një nga urat më të rrezikshme në vend, ura e mëparshme u shemb për të rindërtuar një të re. Një urë provizore është funksionale momentalisht ku maksimumi i limitit të tonazhit të kësaj ure është 6 ton.

Siç shihet në foto, në urë kalojnë dhe kamionë me tonazh të rëndë 12 tonë duke e bërë kështu të rrezikshëm kalimin dhe për automjetet e tjera.

Kjo nuk është hera e parë që jemi dëshmitarë të mosrespektimit të rregullave rrugore, pasi numri i lartë i aksidenteve tregon se shqiptarët janë indiferentë ndaj ligjit.

/Zoom.al