zoom

Aktualitet

Qindra grabitje e vjedhje! Ekstradohet nga Kosova hajduti i tmerrshëm, Markeljan Cungu

Është ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu. 24 vjeçari banues në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 25 vite burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Markeljan Cungu, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë. Cungu dyshohet si autor i grabitjes me armë në Allias, ku mbetën të plagosur çifti Petrit dhe Afërdita Laze në 19 janar 2020.

Ai bashkë me Fatjon Mertenikajn hynë në banesë gjatë natës dhe qëlluan me armë duke plagosur fillimisht të zotin e shtëpisë Petrit Lazen dhe më pas bashkëshorten e tij, Afërdita Laze, të cilët në katin e parë të vilës kishin si biznes.

Por Cungu është arrestuar dhe liruar disa herë, brenda dhe jashtë vendit, që kur ishte në moshë të vogël. Markelian Cungu rezulton të jete një emër i njohur nga policia që nga fëmijëria.Në moshën 12-vjeçare rezultonte një nga personat që kishte vizituar më shumë se të gjithë, komisariatet e policisë së Tiranës për veprën penale të grabitjes. Tashmë ai rezulton i shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e 19 Janarit

Më herët u arrestua edhe vëllai i Merkljanit, Kevin Cungut, autorit të plagosjes së Rexhep Gjelit të ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.