Aplikacion
Mediat e vendit fqinj raportojnë se kanë përfunduar negociatat mes dy koalicioneve fituese, përfshi atij shqiptar VLEN, për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Sipas “Alsat”, VLEN do të ketë po aq institucione për nga numri dhe rendësia, sikundër kishin të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar me LSDM-në.
Një ditë më parë, lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoski, ka marrë mandatin nga presidentja e vendit Gordana Siljanovska, dhe siç tha ai, Qeveria pritet të formohet sa më shpejtë të jetë e mundur. /ZOOM.AL/