zoom

Ekonomi

Qeveria ndryshon vendimin për pagat, ja kategoritë që përfitojnë nga rritja

Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi edhe disa ndryshime në vendimin për caktimin e strukturës dhe nivelet e pagave të nëpunësve civilë të administratës publike.

Vendimi prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë punonjësit e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, të cilëve u përcaktohet qartë kategoria e pagës që përfitojnë për secilin pozicion.

Gjithashtu vendimi përcakton edhe një herë formulën e përfitimit të shtesës për vjetërsinë në punë.

 

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.187, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
  2. a) Në pikën 1/3 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
  3. Në shkronjën “a” shtohet emërtesa “Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”;
    ii. Në shkronjën “b”, emërtesa “Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor” shfuqizohet.
  4. b) Pika 10/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“10/1. Nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar të Komedisë dhe Cirkun Kombëtar janë sipas lidhjes nr.7/1 (pjesët I, II, III dhe IV), që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Vjetërsia në punë për punonjësit, që paguhen sipas lidhjes nr.7/1, jepet në masën 2% pas çdo viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë.”.

  1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2022, përballohen nga fondet e miratuara në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, për politikat e reja të pagave.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2022.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA