zoom

Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve në Shkodër, kush është 49-vjeçari

Agron Mahmuti (Mehmeti) është autori i cili hapi zjarr në drejtim të një grupi fëmijësh një ditë më parë në Shkodër, në afërsi të gjimnazit “28 Nëntori”.

Djali i tij dy ditë më parë ka pasur një konflikt me fëmijët që ishin në lulishte, ndaj të cilëve hapi zjarr 49-vjeçari. Agron Mahmuti ka shkruar që të sqarohet dhe më pas ka hapur zjarr. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme dhe sipas ai është afruar në vendin ku po qëndronin fëmijët dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Për fat të mirë, fëmijët e kanë pikasur para se ai të qëllonte dhe janë larguar me shpejtësi.

Plumbi ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal në afërsi. 49-vjeçari ka qëlluar me qyten e pistoletës njërin nga fëmijët. Menjëherë pas ngjarjes është larguar me biçikletë./ Zoom.al