zoom

Aktualitet

Qëllohet me breshëri arme në drejtim të biznesit në Kamëz

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pak pas mesnate, ku një biznes është qëlluar me armë zjarri në zonën e Kamzës në Tiranë.

Biznesi është në pronësi të një gruaje, ndërkohë që policia thotë se po punon për identifikimin e autorëve.

“Më datë 31.05.2022, në orën 00:20, në rrugën “Skënderbej”, në Kamzë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të biznesit të shtetases E. M., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar./ Zoom.al

Postime të lidhura