zoom

Të gjitha

Çfarë po ndodh me Bleron dhe Afronën ?!

Çifti Blero-Afrona ka qenë dhe vijon të mbetet mjaft i komentuar. Mirëpo, së fundmi janë ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes.

Nëse vëmë re me kujdes profilet e tyre në Instagram, do të shikoni se që të dy i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin. Mirëpo, që të dy e ndjekin njëri tjetrin në Instagram.

Vallë, ç’po ndodh mes tyre? Madje edhe ndjekësit e kanë vënë re këtë detaj dhe janë shqetësuar nëse dyshja i ka dhënë fund martesës.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është martesa e dytë për Bleron, pasi më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.

Afrona ka rrëfyer në një intervistë se ka qenë shumë e paragjykuar nga njerëzit, në lidhje me marrëdhënien e saj me Bleron./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura