Aplikacion
Megjithatë ky proces nuk është vlerësuar pozitivisht nga Perëndimi.
Ministria e Jashtme e Francës tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo demokratike dhe u zhvilluan në kontekstin e represionit. Në një deklaratë, ajo përshëndeti guximin e shumë qytetarëve rusë që protestuan në mënyrë paqësore kundër asaj që e quajti sulmi ndaj të drejtave të tyre themelore politike.
Edhe ministri i Jashtëm i Lituanisë pati një reagim të ngjashëm, duke thënë se fitores së Putinit i mungonte legjitimiteti pasi ndodhi në një “atmosferë mungese lirie”.
Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, tha se zgjedhjet ruse të mbajtura në territoret e pushtuar të Ukrainës kanë shkelur sovranitetin e Ukrainës. Ai tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo të drejta dhe ishin të bazuara në shtypje dhe frikësim. Borrell shtoi se të 27 anëtarët e BE do të lëshojnë një deklaratë më vonë gjatë ditës sot.
Ndërsa zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes se BE-ja dënon zgjedhjet “ilegale” të mbajtura në rajonet e pushtuara nga Rusia të Ukrainës, të cilat paraqesin një tjetër shkelje të dukshme nga Rusia të së drejtës ndërkombëtare.
“Blloku nuk do t’i njohë kurrë rezultatet e votimit në këto zona”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, kanë uruar të parët dhe të vetmit deri tani Putinin, për mandatin e ri. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike