zoom

Bota

Putin ofroi marrëveshjen e paqes, reagon Ukraina: Mashtrim, ai s’ka dëshirë t’i japë fund luftës!

Kushtet e paqes që i janë ofruar Ukrainës sot nga Vladimir Putin janë një “mashtrim i plotë”, sipas një prej këshilltarëve të Volodymyr Zelensky.

Presidenti rus tha se vendi i tij do të ishte gati për bisedimet e paqes “nesër” nëse trupat ukrainase tërhiqen nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk dhe nëse Ukraina heq dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Mykhailo Podolyak tha se komentet e Putinit nuk tregonin “asnjë risi… asnjë propozim real për paqen dhe asnjë dëshirë për t’i dhënë fund luftës”. Por ka një dëshirë për të mos paguar për këtë luftë dhe për ta vazhduar atë në formate të reja”, shkruan ai në X.

“Kjo është e gjitha një mashtrim. Prandaj, edhe një herë, hiqni qafe iluzionet dhe mos i merrni seriozisht “propozimet e Rusisë” që janë ofenduese për sensin e shëndoshë”.

Volodymyr Zelensky është zotuar të çlirojë të gjitha rajonet e pushtuara nga kontrolli rus, dhe ai vetë tha se të gjitha forcat ruse duhet të largohen nga Ukraina si kusht për çdo marrëveshje paqeje. /ZOOM.AL/