Aplikacion
Ata guxuan dhe thyen çdo tabu, kur u puthën, teksa i ndiqnin mijëra njerëz, ndërkohë që me futjen e tyre në shtëpi, ishin të vetëdijshëm për kritikat dhe gjykimet e shoqërisë.
Arbana Osmani kujtoi mbrëmjen e djeshme tek “Ëndërrtjerrësit”, atë moment të bukur.
“Ishte një puthje e fshehtë. Ata ishin puthur duke menduar që ne nuk e dinin që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim”, tha moderatorja e dashur për publikun.
Adela nuk është më mes nesh, por siç thotë moderatorja, emocionet që ajo i ka dhuruar publikut shqiptar janë të pashlyeshme.
“Unë nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në televizion një histori dashurie si ajo. Emocionuese ishte dhe për mënyrën si erdhi, për guximin. Adela ishte shumë vajza shqiptare, prandaj e donin”, u shpreh Osmani.