zoom

Bota

Pushtimi në Ukrainë/ Pretendimet se lufta është një mashtrim bëhen virale në gjithë botën

Gati dy javë pas pushtimit rus të Ukrainës, fluksi i informacionit të rremë për luftën nuk ka pushuar dhe tani ka disa teori të çuditshme që po qarkullojnë në internet.

Disa pretendojnë se lufta është një mashtrim, një trillim mediatik, ose është ekzagjeruar nga Perëndimi. Ne kemi ekzaminuar disa prej tyre.

Pretendime të rreme për “aktorët e krizës”

Një video e një vajze të re dhe një të riu që vendosin gjak të rremë në fytyrat e tyre ka grumbulluar miliona shikime në platforma të shumta.

Është shpërndarë si provë e supozuar se lufta në Ukrainë është një mashtrim dhe viktimat civile janë në të vërtetë “aktorë të krizës” – njerëz të punësuar për të interpretuar skena nga një sulm.

Aktori mashkull mund të shihet në fotot e prapaskenës nga seti i postuar në Tëitter që në dhjetor 2020.

Kufoma që lëvizin

Një video e një gazetari lajmesh përpara trupave të shumta të mbuluar është bërë virale në disa rrjete të mëdha sociale dhe është përhapur gjerësisht nga llogaritë pro-Kremlinit.

Pak sekonda pas klipit, një nga çantat eqë mbulon trupin fillon të lëvizë, një burrë heq mbulesën dhe fotografohet nga një fotograf.

Postimet e mediave sociale pretendojnë se videoja është xhiruar në Ukrainë dhe dëshmon se lufta është ose një mashtrim ose e prodhuar nga “propaganda perëndimore”.

Por pretendimet janë të rreme. Videoklipi është nga një protestë për ndryshimet klimatike në Vjenë në fillim të shkurtit, siç raportohet nga gazeta austriake Osterreich.

Organizuar nga aktivistët e klimës “Friday for future”, mbulesat e vendosura mbi trupa synonin të nënvizonin rrezikun e emetimeve të karbonit për jetën e njeriut.
E njëjta video u shpërnda nga grupet konspirative muajin e kaluar me pretendime të rreme se tregonte një “aktor të krizës” Covid.

Pretendohet për armë të rreme prej druri.

Një pamje nga ekrani i një transmetimi të Fox Neës që tregon dy burra ukrainas duke mbajtur armë prej druri është bërë virale.

Kjo është shoqëruar me pretendime të rreme se lufta në Ukrainë është një mashtrim dhe fakti që ato nuk janë armë të vërteta është dëshmi e kësaj.
Pamjet në fakt datojnë nga mesi i shkurtit, para fillimit të luftës.

Ato janë marr gjatë një kursi trajnimi të ofruar nga batalioni i ekstremit të djathtë Azov për vullnetarët civilë në qytetin ukrainas të Kharkiv, të gatshëm për të mbrojtur veten dhe komunitetet e tyre në rast të një pushtimi rus.

Steven Seagal nuk po lufton në Ukrainë

Një postim i rremë – me sa duket i dërguar nga llogaria e verifikuar në Tëitter e CNN – pretendon se aktori amerikan Steven Seagal, i cili është një shtetas i dyfishtë amerikano-rus, është parë “në mesin e forcave speciale ruse” pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Bashkë me përdoruesit e zakonshëm, tëeet-i është shpërndarë shumë herë, duke përfshirë hostin e podcast-it amerikan Joe Rogan, i cili e ndau atë me 14 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

Por Seagal nuk po lufton së bashku me forcat ruse në Ukrainë dhe postimi në Tëitter ndoshta është krijuar nga një prej aplikacioneve të shumta falas në internet që u mundëson përdoruesve të krijojnë foto dhe tëitt të rreme – por me pamje autentike – nga llogari të verifikuara.
Aktori, 69 vjeç, i tha Fox Neës javën e kaluar se ai i shikonte të dy vendet si “një familje” dhe shpresonte për një “zgjidhje pozitive dhe paqësore”.

CNN tha se imazhi ishte i fabrikuar dhe se “asnjëherë nuk kishte raportuar diçka të tillë”. Rogan më vonë fshiu postimin e tij në Instagram.

Diplomati rus ndau një postim të rremë në Twitter.

Një diplomat rus ka publikuar pamjet që tregojnë një histori të sajuar për një gazetar të vrarë në Ukrainë gjatë pushtimit rus.

“Si të bësh një postim fals… kolegë, kujdes, beteja kryesore nuk është në Ukrainë, është me gënjeshtra dhe falsifikime të MSM-së”, shkroi në Tëitter Dmitry Polyansky, zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, duke iu referuar “medias kryesore” si MSM.

Postimi i tij u shoqërua me një postim në Tëitter që pretendonte se CNN kishte raportuar për vdekjen e “Bernie Gores” në Ukrainë, pasi ndau një histori për vdekjen e të njëjtit njeri në Afganistan gjatë pushtimit të talebanëve vitin e kaluar.

Por pamjet të paraqitura si provë e fabrikimit vijnë nga llogari të rreme të CNN – të dyja janë pezulluar që atëherë nga Tëitter. Dhe njeriu i paraqitur në imazhe si Bernie Gores është në fakt një YouTuber, i quajtur Jordie Jordan.

Pamjet false

Versione të ndryshme të një videoje të një turme të madhe që i kërkohet nga një regjisor të vrapojnë dhe të bërtasin nga frika kanë grumbulluar qindra mijëra shikime në platforma të shumta.

Por videoja u xhirua në të vërtetë në sheshin Victoria të Birminghamit në vitin 2013 për filmin fantastiko-shkencor Invasion Planet Earth, i cili në atë kohë titullohej Njeriu Kaleidoskop.

Gruaja e zëvendëspresidentit nuk iu bashkua ushtrisë

Përdoruesit e mediave sociale kanë shpërndarë një imazh që dyshohet se tregon gruan e një ‘zëvendëspresidenti ukrainas’ e cili është bashkuar me forcat e armatosura të vendit për të luftuar pushtimin rus.

Megjithatë, Ukraina nuk ka një zëvendëspresident.

Një tjetër version që qarkullon në Twitter gabimisht sugjeron se gruaja në foto është zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska.
Kontrolluesit e fakteve kanë konstatuar se fotografia është një imazh i një ushtare ukrainase nga gushti 2021.

Fotoja origjinale është bërë gjatë provave për një paradë ushtarake në Kiev./ /BBC – Përgatiti në shqip për zoom.al M.C/