Aplikacion
Kjo do të thotë se punonjësit do të përfitojnë gjashtë ditë më pak pushime në vit dhe për këtë ndryshim, ka reaguar Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.
Sipas KSSH, ky projektligj u miratua pa asnjë konsultim paraprak me aktorët social dhe grupet e interesit, pa kaluar në asnjë strukture konsultuese.
“Ndryshimi i Kodit të Punës u miratua pa asnjë konsulim paraprak me aktorët social dhe grupet e interesit, pa kaluar në asnjë strukturë konsultuese si Këshilli Kombëtar i Punës apo Ministria përgjegjëse për marrëdhëniet e punës”.
KSSH paralajmëron edhe grevë kombëtare nëse parlamenti nuk tërhiqet nga ky vendim.
“Është antikushtetues, përkeqëson ndjeshëm pozitën e punëmarrësit dhe humb një të drejtë të fituar për dekada nga punëmarrësit”. KSSH është gati të ballafaqohet nëse Parlamenti nuk tërhiqet duke bërë thirrje për Grevë Kombëtare”, thotë KSSH.
Reagimi i Konfederatës e Sindikatave të Shqipërisë:
Parlamenti i Shqipërisë ‘shkurton kohën e pushimeve vjetore të punëmarrësve shqiptarë me 6 ditë’.
Në turrën e projektligjeve të miratuara vetëtimthi ditën e fundit të këtij sezoni, Parlamenti Shqiptar, me propozim të disa deputetëve anonim dhe vegla të oligarkisë ekonomike dhe financiare është miratuar ndryshimi i Kodit të Punës pa asnjë konsultim paraprak me aktorët social dhe grupet e interesit, pa kaluar në asnjë strukture konsultuese si Këshilli Kombëtar i Punës apo Ministria përgjegjëse për marrëdhëniet e punës.
Sipas këtij propozimi, i cili ka të bëjë me kohën e pushimeve vjetore të pagueshme, është hequr nga Kodi i Punës, Neni 92 pika 2, togfjalëshi “4 javë kalendarike” dhe është ndryshuar me togfjalëshin “22 ditë kalendarike”.
Urojmë të jetë lajthitje apo lapsus ku është ngatërruar dhe zëvendësuar fjala “dite kalendarike” me “dite pune”
KSSH kërkon nga Qeveria dhe Parlamenti shpjegime dhe transparencën e duhur: “Nëse ndryshimi do të ishte me togfjalëshin “22 dite pune”, atëherë nuk do të përfshiheshin dita e shtunë dhe e diel, qe do të bënte të mundur llogaritjen e pushimeve vjetore në 28 ditë gjithsej.
Në qoftë se ndryshimi do ishte në formën “22 ditë pune”, do ishte në përputhje me Konventën C52 të 22 shtatorit 1939, Konventën C132 të 30 qershorit 1973 dhe Rekomandimin Ne.47 të ILO-s, të cilat garantojnë standardet minimale për pushimet vjetore te pagueshme. Si dhe Konventën C144 “Për Konsultimet Tripalëshe për të nxitur Zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare të Punës, të vitit 1976 hyrë në fuqi 16 maj 1978.
Në të kundërt, ky ndryshim ligjor në formën e prezantuar publikisht do ulë në 6 ditë kohën e pushimeve vjetore të pagueshme është antikushtetues, përkeqëson ndjeshëm pozitën e punëmarrësit dhe humb një të drejtë të fituar për dekada nga punëmarrësit, përfshirë edhe kohën para viteve 1990.
KSSH është gati të ballafaqohet nëse Parlamenti nuk tërhiqet duke bërë thirrje për Greve Kombëtare, si dhe do të kontaktojë me strukturat përgjegjëse të BE dhe të ILO për të ushtruar autoritetin e tyre në lidhje me plotësimin korrekt të standardeve minimale të gjithë pranuara… në kuadër të proceseve integruese të vendit tonë për në BE.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë