zoom

Të gjitha

Publikohet “Mari” e Majk dhe Ghetto Geasy , por vëmendjen e mori komenti i Marinës

Është lansuar bashkëpunimi ndërmjet Ghetto Geasy dhe Majk, i titulluar “Mari”.Projekti që është prodhim i Bigdeal Records ka ardhur e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Dy reperët janë kujdesur për vijën melodike dhe gjithashtu e kanë shkruar edhe tekstin e këngës. Njëherësh, Bigdeal Records e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin e materialit të ri muzikor.

“Mari” është një këngë ritmike që i përshtatet sezonit dhe pritet të pëlqehet nga fansat e Getoar Selimit dhe Kastriot Rexhës. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë komenti i Marinës, pasi e ka cilësuar të preferuarën e saj.

“Mezi po pres, kjo është e preferuara ime”, ka komentuar moderatorja, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e të gjithëve./L.K

/Zoom.al