Aplikacion
Nënkryetari i mazhorancës, deputeti Toni Gogu, pretendoi se “u shkel ligji si bisht cigare” ndër të tjera, duke renditur si shkaqe sjelljet e opozitës dhe daljen nga objekti i komisionit.
Por kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, i ka kthyer përgjigje akuzave të deputetit Toni Gogu. Salianji thekson se socialistët, konkretisht nënkryetari Gogu, kërkoi 5 minuta pushim dhe pas asaj kohe nuk u kthyen më në komision.
Reagimi i plotë i Salianjit:
“Komisioni Hetimor nuk është çartje të marrësh!
E pangjarë që një shumicë parlamentare të bojkotojë parlamentin dhe komisionin, e pandodhur që deputetë të zgjedhur nga qytetarët, që janë betuar mbi Kushtetutë, të behen haptazi mbrojtës të krimit dhe të paligjshmërisë!
Dje nën dritën e kamerave të Komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS, nënkryetari kërkoi pushim 5 min, duke fshehur synimin mjeran, që ishte largimi e braktisja e ballafaqimit, tipike si e keqbërësve që kanë ndërhyrë në TIMS. Ikën duke shkelur ligjin dhe pa i dhënë asnjë shpjegim as votuesve të vet as publikut për të habitshmin veprim. Dolën zbuluar si një shumicë parlamentare që bojkoton komisionin hetimor vetëm sepse nuk do të lejojë pyetjet e ekspertëve dhe deputetëve drejtuar institucioneve! Një shumicë e kapur ngushtë e në zullum, që bën gjithçka për te penguar transparencën. Çfarë halli mund të kenë deputetë të Republikës që flakin dinjitet e ligj vetëm e vetëm se duan të ndalojnë hetimin parlamentar për një dukuri që ka shqetësuar qytetarët dhe partnerët e Shqipërisë, e ka cenuar sigurinë kombëtarë.
Çdo mbrojtje e krimit është mjerane, ashtu si argumentet e socialistëve dje, që pretendonin se kishin qenë ne tualet, se nuk e kishin mendjen se ishin me temperaturë, se nuk kishin dëgjuar mësuesin, e shume justifikime feminore, por harronin që ai komision me vendim të ndërmjetëm e ka marrë vendimin për të dërguar kërkesat për informacion!
Kushdo ka kërkesa të tjera për informacion, të çdo lloji, ne do i votojmë pa asnjë vërejtje por të pretendosh për të bllokuar kërkesat e ekspertëve dhe kolegëve është marrëzi kriminale! Nëse ne PS apo në rrjetet personale mund të thuash çdo idiotësi, puna e komisionit hetimor i nënshtrohet vetëm ligjit! Komisioni Hetimor nuk mund të kthejë armiqtë në patriotë, as kriminelët në model, as paligjshmërinë në normë, as idiotësinë në piedestal, as të bëjë lavde dhe adhurim për “shqiptarin” Hajredin Pasha, sepse për ne: “Ignorantia non est argumentum”. /ZOOM.AL/