zoom

Lajme

PS bojkotoi Komisionin Hetimor, Vokshi letër Nikollës: Të merren masa, po bllokohet thirrja e…

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, doli sot në një konferencë për mediat, pas bojkotit të mbledhjes së radhës nga mazhoranca socialiste. Kjo ishte hera e dytë që PS nuk paraqitej për takim dhe diskutim.

Nga Kryesia e Kuvendit, Vokshi u shpreh se sot do t’i dërgohet një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila duhet të marrë masa për zhvillimin e komisionit me qëllimin hetimin parlamentar të dy koncesioneve.

“Dua t’ju bëj me dije se pas konsultave, ne në planin hetimor që e kemi depozituar, do të kemi në listën e dëshmitarëve, Edi Ramën, Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, persona nga Nisma Thurrje që kanë depozitar të parët denoncimin në SPAK. Ortakët dhe administratorët e dy koncesioneve, sterilizimin dhe Check-up.

Për shkak se janë refuzuar që të marrin pjesë, janë dërguar mbi 40 kërkesa për të mos bllokuar punën. Gazment Bardhi do i dërgojë një letër Kryetares së Kuvendit për të marrë masa, në mënyrë që mund të bëjmë hetimin parlamentar dhe do të vërë në dijeni të gjitha ambasadat dhe komunitetin ndërkombëtar për këto parregullsi.”, tha ajo. /ZOOM.AL/