zoom

Të gjitha

Gjykata në Paris rifillon hetimin ndaj Gerard Depardieu

Një gjykatë në Paris ka bërë të ditur se do të vazhdojë me një hetim ndaj Gerard Depardieu, një nga aktorët më të famshëm të vendit, pasi një aktore e akuzoi për përdhunim.

Prokurorët në vitin 2019 e ndërprenë hetimin, duke përmendur prova të pamjaftueshme, vetëm për ta rimarrë atë më vonë atë vit, pasi u bë një ankesë e re në polici.

Në dhjetor 2021, aktorja franceze Charlotte Arnould zbuloi në rrjetet sociale se ajo ishte gruaja që e akuzonte aktorin , duke thënë se nuk mund të duronte të heshtte më.

Gjykata e Apelit në Paris tha se kishte refuzuar kërkesën e Depardieu për të hequr dorë nga hetimi. Aktori, përmes avokatit të tij, më parë e ka “refuzuar me vendosmëri” akuzën.

Depardieu ka luajtur në shumë filma në gjuhën franceze, duke u bërë i njohur në 1974 me “Going Places” dhe fitoi njohje ndërkombëtare me një rol kryesor në komedinë në gjuhën angleze të vitit 1990 “Green Card”. Ai fitoi çmimin Golden Globe për aktorin më të mirë për atë rol.

Performanca e tij në filmin francez “Cyrano de Bergerac” në të njëjtin vit i dha atij çmimin për interpretimin më të mirë mashkullor në festivalin e filmit në Kanë dhe një nominim në kategorinë e aktorit më të mirë kryesor në Academy Awards 1990.

Në vitin 2013, Presidenti rus Vladimir Putin i dha Depardieu nënshtetësinë ruse. Aktori mori pasaportën e re personalisht nga Putin në rezidencën e liderit rus në bregun e Detit të Zi./L.K

/Zoom.al