zoom

Politikë

Protesta tremb Ramën, Bordi vendos të ulë çmimet kur në bursë ngrihen

Është krejt e pazakontë ajo që po ndodh javën e fundit me çmimet e karburanteve që po vendos Bordi i Transparencës. Në 1 javë, Bordi ka dhënë 6 vendime.

Piku i çmimit të naftës ishte 256 lekë për litër dhe në atë kohë opozita e Sali Berishës njoftoi një protestë të madhe për në 7 korrik.

Prej asaj dite Bordi e ka ulur 5 herë çmimin dhe e ka ngritur vetëm 1 herë.

Një ditë para protestës Bordi, ku bëjnë pjesë edhe oligarkët e naftës, vendosi ta ulë prapë çmimin.

Sot dhe nesër nafta do të shitet me 243 lekë, benzina me 220 lekë dhe gazi me 81 lekë.

Vendimi i Bordit është i pazakontë dhe pa logjikë tregu, për shkak se për herë të parë ai vendos ta ulë çmimin në një kohë kur në bursë nafta është shtrenjtuar.

 Zoom.al po publikon tabelën e çmimeve të naftës në bursë sot dhe të gjithë treguesit e saj janë me rritje.

Cmimi i naftes ne bursat nderkombetare

Përpara se vendoseshin çmimet e reja, Shoqata e Hidrokarbureve bëri një reagim, duke e kritikuar Bordin. Sipas saj, nëse ai nuk do të ekzistonte, çmimi i naftës do të kishte qenë 10 % më i ulët.

Shoqata e Hidrokabureve mbron interesat e grosistëve të naftës, apo oligarkëve, sic ci quan opozita. Ajo është përfituese në këtë histori të rritjes së çmimeve bashkë me qeverinë, që merr më shumë TVSH nga çmimet e rritura. Ndaj reagimi i saj është po aq i pazakontë sa edhe ulja e çmimee ditën e sotme.

Të tilla zhvillime vijnë vetëm 1 ditë para protestës së thirrur nga opozita. A janë ato përpjekje për të qetësuar qytetarët? Fakt është që protesta e parë e organizuar nga shoqërua civile kundër rritjes së çmimeve u shua sapo qeveria nisi të ndërhyjë për të ulur çmimet. /Zoom.al