zoom

Aktualitet

Protesta tek Bashkia, polici humb ndjenjat. Mjeku i PD-së i jep ndihmën e parë

Një nga policët në gardhin para Bashkisë së Tiranës ka humbur ndjenjat, ndërkohë që opozita po protestonte.

Polici, pjesë e FNSH-së është shtrirë në sheshin para bashkisë pa ndjenja.

Ka qenë këshilltari i opozitës në këshillin bashkiak, mjeku Ilir Alimehmeti i cili i ka dhënë ndihmën e parë. Më pas efektivi i policisë është transportuar me ambulancë.