Aplikacion
Në një prononcim, Këlliçi tha se shumë shpejt do depozitojnë në SPAK edhe dy emra të tjerë, administratorë të dy ish komunave, Arben Maloku i Zall Herit dhe Kujtim Qefalia i Dajtit.
“I kemi dërguar në SPAK, janë pjesë e dosjes së 5D dhe akuzat e reja që janë bërë, sepse kemi zbuluar edhe dy administratoret e ish komunave, që është rasti i Zall Herit, Arben Maloku dhe rasti i Dajtit Kujtim Qefalia. Edhe ky material po përgatitet për tu depozituar së shpejti në SPAK.
Çdo gjë që kemi bërë nuk jemi mjaftuar me deklarata publike, por kemi edhe dokumente që i kemi depozituar në SPAK që të bëjë punën e vet. Shpesh herë dëgjojmë që njerëzit thonë se opozita ka probleme me drejtësinë, por ne jemi ata që kemi inkurajuar SPAK, duke cuar kallëzime për të zbuluar të vërtetat”, tha Këllici.
Gjithashtu ai theksoi se nuk do të tërhiqen deri në arritjen e objektivit që sic u shpreh ai është “largimi i Veliajt”. /ZOOM.AL/