zoom

Politikë

Protesta e 7 korrikut, Alibeaj: Nuk protestoj, hajdeni këtu në Kuvend

Pas lajmërimit për protestë kombëtare me 7 korrik nga kreu i PD-së Sali Berisha, ka pasur një konfirmim masiv të deputetëve për pjesëmarrje. Duke u cilësuar kjo edhe si një bashkim I PD-së.

Por deputeti Enkelejd Alibeaj në një prononcim për media, tha se nuk do të marrë pjesë në tubimin para kryeministrisë me argumentin se Berisha nuk duhet të përfaqësojë hallet e qytetarëve.

Sipas Alibeajt, vendi më i mirë për të protestuar është Kuvendi.

“Do të protestosh për krimin? Duhet të flasësh këtu. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë”.
“Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni, të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj./zoom.al/