Aplikacion
Mediat e huaja shkruajnë se 59-vjeçari, ka marrë përsipër rolin e togerit të marinës Maverick, i cili vjen 30 vjet pas origjinalit ikonë. Aktori u shpreh për gazetarët se ai dhe Duka i Cambridge ndanë disa interesa të përbashkët.
Duka dhe Dukesha dukeshin shumë klas në tapetin e kuq. William kishte zgjedhur të vishte një smoking të Alexander McQueen, ndërsa Middleton shumë elegante me një fustan të zi me një shirit të bardhë te pjesa e bustit të Roland Mouret.
Top Gun-Maverick ka pasur disa vlerësime të mira dhe ka një kastë të yjeve, duke përfshirë Miles Teller, Jennifer Connelly, Monica Barbaro, Val Kilmer, Jon Hamm dhe Glen Powell. Ky film ishte projektuar të dilte që në vitin 2019, por u shty në mënyrë të përsëritur për shkak të pandemisë./L.K
/Zoom.al
Dështon marrëveshja?/ Italia tërheq të gjithë stafin e punonjësve nga qendrat e emigrantëve