zoom

Aktualitet

“Takon kapot e mafies”- Ahmetaj zbulon në RAI3 personin që mban lidhjet e Ramës me bosët e krimit

Emisioni “Report” në RAI 3 ka publikuar pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë, ku publikon fakte të lidhjes së qeverisv shqiptare me krimin dhe korrupsionin.

Pjesë e dokumentarit është edhe Arben Ahmetaj, ish numri dy i qeverisë Rama në arrati, të cilin gazetari italian Giorgio Mottola ka arritur ta intervistojë përmes një kamera të fshehtë.

Në dokumentar thuhet se ish-krahu i djathtë i kryeministrit ka denoncuar lidhjet e kreut të qeverisë shqiptare me anëtarë të krimit të organizuar.

“Në vitin 2013, në qeverisjen e tij të parë ishte në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Në mandatin e dytë të Ramës ai u bë ministër i financave dhe u gradua zëvendëskryeministër në të tretën. Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncon marrëdhëniet e supozuara mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar”, citohet në dokumentarin e emisionit “Report”.

Ahmetaj, në intervistën e fshehtë, deklaroi se grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre dhe kjo, sipas tij është e ditur në Shqipëri, duke shtuar se ata pastrojnë paratë e tyre ndërtim në vendin tonë.

“Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë? Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri”, tha Ahmetaj.

Ish-zv.kryeministri në arrati tha se ka një koordinim mes grupeve mafioze, duke shtuar se ata nuk vriten me njëri-tjetrit pasi u ka kërkuar Rama që të mos i hapin telashe.

Sipas, Ahmetaj kryeministri është i lidhur me grupe kriminale dhe koordinatori është Ergys Agasi, të cilin sipas tij e përdor edhe në zgjedhje.

Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve.  Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – deklaroi Arben Ahmetaj.